Drejtoria Vendore e Policisë Fier njofton se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë shtetasin F. D., 41 vjeç, banues në Patos. Arrestimi u bë pasi ky shtetas, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtyllë. Ngjarja ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë proceduar penalisht:
- Sh. Y., 33 vjeç, banues në Lushnjë, i dyshuar se për motive të dobëta ka goditur me grushte dhe me send të fortë një 39-vjeçar;
- shtetasin B. H., 55 vjeç, banues në fshatin Çinar, pasi dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në banesën e tij, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme ligjore.