Ballina Shqiperia ime Fier/ Arrest dhe persona në kërkim për vepra penale të ndryshme

Fier/ Arrest dhe persona në kërkim për vepra penale të ndryshme

Drejtoria Vendore e Policisë FierNë vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme për një aksident rrugor të ndodhur në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, ku humbi jetën shtetasi O. M., ju informojmë se Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasin S. B., 30 vjeç, banues në fshatin Hekal, Mallakastër, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Fier shpallën në kërkim shtetasit L. B., 46 vjeç, dhe A. L., 32 vjeç, pasi për motive të dobëta kanë goditur me grushte shtetasin M. M., 37 vjeç, dhe kanë kanosur shtetasin M.M. Po punohet për kapjen e tyre.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.