Ballina Shqiperia ime FIER-3 të rinj ne pranga – ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar...

FIER-3 të rinj ne pranga – ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar –

Tre shtetas të rinj janë arrestuar në Fier, pas një serie operacionesh të zhvilluara nga forcat speciale, pasi akuzohen nga drejtësia italiane si pjesëtarë të një grupi kriminal që merrej me trafikim lëndësh narkotike.

Operacionet e koduara “Operacionalja 61”, “Operacionalja 62” dhe “Operacionalja 63” çuan në pranga K. Sh., 24 vjeç, A. M., 29 vjeç, dhe E. F., 22 vjeç, të gjithë banues në Fier.

Sipas autoriteteve italiane, të arrestuarit dyshohet se gjatë periudhës qershor–dhjetor 2024, në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë blerë dhe shpërndarë sasi të mëdha droge në qytetin e Riminit. Gjykata italiane e Riminit u ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest me burg”, me një maksimum dënimi deri në 10 vjet.

Aktualisht, Interpol Tirana është duke ndjekur procedurat për ekstradimin e tyre drejt Italisë, në bashkëpunim me Interpol Romën.