Fier-3 në pranga, si rezultat i operacionit policor kombëtar “Sundimi i ligjit”.

Fier-3 në pranga, si rezultat i operacionit policor kombëtar “Sundimi i ligjit”.

2085
SHPËRNDAJE

DVP Fier

3 shtetas të tjerë në pranga, si rezultat i operacionit policor kombëtar “Sundimi i ligjit”.

Ndalohet një 54-vjeçar i dënuar me burgim, për vjedhje në rrethana rënduese, si dhe arrestohen 2 shtetas që thyen masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Si rezultat i kontrolleve të kryera nga shërbimet e komisariateve të Policisë Lushnjë dhe Fier, si dhe me mbështetjen e informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, janë vënë në pranga shtetasit:

-Vladimir Halili, 54 vjeç, banues në Lushnjë, i cili ishte në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”, në rrethana rënduese. Në vitin 2020, shtetasi Vladimir Halili ka vjedhur në 2 banesa në fshatin Pirrë, ndërsa në vitin 2021, ka vjedhur në 1 makazinë në fshatin Rrapëz;

-I. S., 21 vjeç, banues në Lushnjë, i cili u kap në flagrancë, jashtë banese, në cenim të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Vlorës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”;

-M. F., 39 vjeç, banues në Fier, i cili u kap në flagrancë, jashtë banese, në cenim të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Fierit, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE