Fermerët në Fier dhe Roskovec po përballen me vështirësi të mëdha për shitjen e prodhimeve bujqësore. Ata ankohen se mungesa e tregut i detyron të pranojnë çmime shumë të ulëta nga tregtarët, të cilët më pas i rishesin produktet në Tiranë dhe qytete të tjera me disa herë më shumë.
“Ne i shesim prodhimet lirë, vetëm që të mos na prishen. Pastaj i shohim në tregjet e qyteteve të mëdha me pesëfishin e çmimit,” – shprehen fermerët, duke theksuar se kostot e larta të punës dhe mungesa e një zinxhiri të drejtë tregtimi i kanë vënë në vështirësi ekonomike.
Fermerët kërkojnë zgjidhje nga institucionet për krijimin e tregjeve lokale funksionale dhe garantimin e një çmimi të drejtë për prodhimet e tyre.