Kursi i këmbimit të Euros me Lekun e ka mbyllur javën me një minimum të ri historik.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye të premten me 96,5 lekë.
Presionet nënçmuese mbi kursin e Euros vazhdojnë të jenë të forta edhe pas kalimit të tëperiudhës së që përbën pikun e sezonit veror, nëperiudhën korrik-gusht. Pas një rritjeje tëpërkohshme në ditët e fundit të gushtit, kursi iEuros i është kthyer sërish rënies, në nivele edhemë të ulëta.
Sipas agjentëve të këmbimit valutor, kjodëshmon praninë e një oferte të lartë të valutësnë treg. Në vitet e fundit, sezoni turistik ështëzgjatur në kohë dhe vlerësohet se kjo sjell prurjemë të larta valutore.
Të dhënat e tërthorta këtë vit dëshmojnë njëngadalësim të ndjeshëm të rritjes së numrit tëturistëve të huaj, ndërsa vlerësimet e operatorëve turistikë për këtë sezon veror nëpërgjithësi nuk kanë qenë shumë entuziaste.
Të dhënat e Bilancit të Pagesave treguan se prurjet neto nga turizmi për 6-mujorin e parë tëvitit u rritën me më pak se 8%, shifër kjondjeshëm më e ulët krahasuar me vitin e kaluar.
Në tërësi, deficiti i llogarisë korrente u rrit përtremujorin e dytë të vitit, me 19% më shumëkrahasuar me të njëjtën periudhë të vitit tëkaluar.
Por, për të gjithë 6-mujorin 2025, deficiti illogarisë korrente ngelet në rënie, me një vlerëtotale prej 561 milionë eurosh ose 3.1% më pakkrahasuar me të njëjtën periudhë të vitit tëkaluar.
Prurjet valutore duket se janë të qëndrueshme. Një faktor tjetër me peshë në rritje gjatë vitevetë fundit ka qenë rritja e investimeve të huajadirekte, sidomos në sektorin e pasurive tëpaluajtshme.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë për 6-mujorin e parë treguan se rritja është ngadalësuarndjeshëm, me vetëm 1% më shumë krahasuarme një vit më parë.
Në perceptimin e agjentëve të tregut, gjithashtuprurjet informale të valutës vazhdojnë të kenëgjithashtu ndikim në rritjen e ofertës së euros dhe në zhvlerësimin e monedhës europiane ndajLekut.
Nga ana tjetër, rënia e Euros dhe forcimi imonedhës vendase në vitet e fundit është ndikuarparalelisht edhe nga politika fiskale mështrënguese, me ulje të deficitit buxhetor dhe tëborxhit publik.
Për të tretin vit radhazi, balanca buxhetore po qëndron pozitive në pjesën më të madhe të tëvitit. Mbështetur në të dhënat e Ministrisë sëFinancave, në fund të 7-mujorit suficit buxhetorkishte vlerën e 31.6 miliardë lekëve. Megjithatë, suficiti paraqitet në nivele më të ulëta krahasuarme të njëjtën periudhë të një viti më parë, nërënie me 42%. /Monitor