Ballina Shqiperia ime Ervin Salianji kërkon lirinë me kusht

Ervin Salianji kërkon lirinë me kusht

Ervin Salianji i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Fierit, ku kërkon lirinë me kusht, pasi ka kryer 2/3 e dënimit.Salianji ndodhet prej 27 shtatorit të vitit të kaluar në burgun e Fierit, pasi Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë duke e dënuar me 1 vit burgim . Ky vendim u la në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë.Ish-deputeti demokrat e konsideron veten si një të dënuar politik dhe ka paralajmëruar se çështjen do e ndjekë deri në Strasburg.