Ballina Aktualitet Endri Shabani zgjidhet Avokat i Popullit me 85 vota pro

Endri Shabani zgjidhet Avokat i Popullit me 85 vota pro

Ka përfunduar votimi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, ku Parlamenti ka miratuar me 85 vota pro dhe 3 kundër, kandidaturën e Endrit Shabanit.

Pasi mbështeti me firma 6 kandidatë, e më pas deklaroi tërheqjen nga nënshkrimet, Partia Demokratike kërkoi në seancë plenare që zgjedhja e Avokatit të Popullit të hiqej nga rendi i ditës.