Fluksi i tregtisë së vendit tonë me jashtë përgjatë muajit gusht ka patur një rënie të ndjeshme. SIpas të dhënave më të fundit të përditësuara nga INSTAT, në Gusht 2025 eksportet e mallrave arritën vlerën 25 mld lekë, duke u ulur me 27,9 %, në krahasim me muajin Korrik 2025. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në krahun e importeve. INSTAT deklaron se “Importet e mallrave arritën vlerën 67 mld lekë, duke u ulur me 2,7 %, në krahasim me një vit më parë dhe me 19,6 %, në krahasim me muaji Korrik 2025”. Bazuar në këto dy tregues rezulton se defiçiti tregtar i gushtit prej 42 mld lekë, është në rënie me 10,2 %, krahasuar me Gusht 2024 dhe me 13,5 %, në krahasim me Korrik 2025.
Po sipas INSTAT gjatë muajit Gusht 2025, në rritje për eksportet kanë qenë grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike. Ndërkohë rënien më të madhje në imprte e ka shënuar grupi “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi ” dhe në rritje në importe kanë qenë materiale e ndërtimit dhe lëndër djegëse.
Por pavarësisht rënies për eksportet vlen të thuhet se të shikuara të ndara sipas partnerëve kanë patur një rritje të madhe me Kosovën (94,6 %), Greqinë (19,0 %) dhe me Spanjën. Sipas të dhënave shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 48,8 %, të gjithë tregtisë shqiptare.