“Edi Rama vendos kushtet për rikandidimin e kryetarëve të bashkive

Kryeministri Edi Rama nga Asambleja e Partisë Socialiste të Shqipërisë bëri të ditur kushtet që duhet të plotësojnë kryetarët e bashkive që duan të rikandidojnë.

Ai sqaroi se për të marrë miratimin për rikandidim, kandidati duhet të ketë siguruar të paktën 10 kontrata në kuadër të paketës së maleve ose të ketë të paktën 3 ndërmarrje të përbashkëta të miratuara.

“Nuk do të ketë asnjë kandidat që do të marrë miratimin për t’u rikandiduar pa 10 kontrata të firmosura në kuadër të paketës së maleve dhe pa 3 ndërmarrje të përbashkëta të miratuara. Është e pamundur që kjo gjë të rithuhet. Reforma administrative-territoriale vendosi bashkitë në qendër të territorit, por ato vazhdojnë të shihen si territore punësh komunale. Në këto territore, jeta nuk zhvillohet duke shkuar në punë, por duke punuar tokën,” tha Rama.