Ballina Aktualitet Edi Rama ne Milano:Shqiptarët në Greqi ndryshuan emrat, ndërsa ju në Itali...

Edi Rama ne Milano:Shqiptarët në Greqi ndryshuan emrat, ndërsa ju në Itali jo.

Edi Rama: Shqiptarët në Greqi ndryshuan emrat, ndërsa ju në Itali jo. Shqiptarët u përshtatën në mënyrë të suksesshme dhe patën arritje tepër të mëdha që në brezin e parë. Komuniteti shqiptar fitoi luftën me paragjykimet dhe nxori yjet e vet në San Remo, në spektaklin e Amicit, në Voice of Italy, në Seria A, në Venecia, në muret e muzeve dhe galerive prestigjoze, në çdo majë province apo komune, ku krahas italianëve, shqiptarët shkëlqyen me vullnetin e tyre të jashtëzakonshëm. Ju latë Shqipërinë, me betimin ekstrem se nuk do ta shikonit më. Ju gjetën këtu atdheun më të sigurt, vetveten. Veprat e Dantes dhe të Virgjilit duket sikur përshkruajnë fatin e shqiptarëve sot. Ju shqiptarët e Italisë dhe Greqisë jeni shëmbëlltyrat e qytetërimit europian.