Ballina Shqiperia ime Dy vatra zjarri në Vlorë, tym toksik mbulon qytetin

Dy vatra zjarri në Vlorë, tym toksik mbulon qytetin

Screenshot

Pasditen e kësaj të marte janë regjistruar dy vatra zjarri në qytetin e Vlorës. Njëra prej tyre ka përfshirë sërish fushën e mbetjeve urbane, ku për shkak të erës së fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi.

Në vendngjarje ndodhen aktualisht forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe izolimin e tij. Situata paraqitet e vështirë për shkak të tymit të dendur dhe toksik, i cili po përhapet në ajër, duke përbërë rrezik për shëndetin e banorëve dhe të turistëve që ndodhen në qytet.

Autoritetet bëjnë apel për kujdes dhe shmangie të zonës deri në normalizimin e situatës.