Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Në vijim të informacionit mbi aksidentin e djeshëm, në aksin rrugor “Strum-Roskovec”, ku si pasojë e përplasjes së motomjetit me drejtues shtetasin M. H., 33 vjeç, fillimisht me automjetin me drejtues shtetasin B. C., dhe më pas me automjetin me drejtues shtetasin F. D., humbi jetën 33-vjeçari, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kryen arrestimin në flagrancë të shtetasve B. C., 70 vjeç, banues në Roskovec dhe F. D., 37 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Gjithashtu, këta specialistë arrestuan në flagrancë shtetasi E. Ll., 39 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. B., 31 vjeç, A. H., 31 vjeç dhe R. L., 35 vjeç, të tre banues në fshatin Goriçaj, pasi u kapën duke kryer gjueti të paligjshme, në vendin e quajtur “Rezervuari i Thanës”, Lushnjë. Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 armë gjahu dhe 115 fishekë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.











