“Dy muaj pa marrë rrogat”, ne shenje proteste ,punonjësja e pastrimit ngjitet në kullën e ish-Uzinës në Kuçovë.

Një situatë shqetësuese është regjistruar në Kuçovë, ku një punonjëse pastrimi është ngjitur në majë të kullës pranë ish-Uzinës, në shenjë dëshpërimi për shkak të mosmarrjes së pagave prej dy muajsh.

Sipas informacioneve, ajo ka kërkuar zgjidhje për vështirësitë e saj financiare, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ekipet e emergjencës, të cilat po punojnë për të garantuar sigurinë e saj dhe për ta bindur të zbresë.

Pamjet janë shpërndarë në rrjetet sociale nga Lefter Maliqi, i cili ka reaguar publikisht, duke drejtuar akuza ndaj kryetarit të Bashkisë së Kuçovës.