Ballina Shqiperia ime Dy makina janë përfshirë në një aksident pasditen e sotme në aksin...

Dy makina janë përfshirë në një aksident pasditen e sotme në aksin e rrugës kombëtar Peqin–Elbasan.

Aksidenti raportohet se ka ndodhur në momentin kur njëri nga automjetet që kishte kryer një ndalesë për furnizim me karburant, ka tentuar të rikthehet në rrugën automobilistike.

 Gjatë kësaj manovre, ai është përplasur me një tjetër automjet që po lëvizte me shpejtësi në drejtim të Elbasanit.

Siç shihet edhe nga fotot njëri mjet ka përfunduar sipër makinës tjetër anash rrugës.

Bëhet me dije se drejtuesi i njërit prej makinave me bashkëshorten e tij kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit më të afërt për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.