Cannabis me postë nga SHBA, Prokuroria Tiranë zbulon tetë raste të trafikimit në një muaj, sekuestrohen mbi 15 kg me përqindje të lartë THC
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit tëPërgjithshëm Tiranë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Postën Shqiptare kanë goditur vetëm gjatë muajit prill, tetë raste të trafikimit të cannabisit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.
Cannabisi, me përqindje të lartë THC transportohej nga SHBA-të drejt Shqipërisë nëpërmjet pakove postare, një fenomen i zbuluar nëpërmjet hetimeve proaktive dhe i shtrirë në pothuajse gjithë territorin e vendit.
Vetëm gjatë muajit të fundit, Prokuroria e Tiranës ka identifikuar raste të këtij lloj trafikimi në qytetet: Tiranë, Shkodër, Fier, Elbasan e Vorë. Ndërkohë që hetimet vijojnë për raste të tjera.
Deri më sot, në tetë rastet e zbuluara janë sekuestruar në total 15.2 kg cannabis me përqindje të lartë THC, ndërkohë që janëarrestuar dhe shpallur në kërkim si të implikuar në këtëveprimtari kriminale, 12 persona. Një pjesë prej tyre, janëarrestuar në flagrancë në momentin e marrjes në dorëzim tëpakove me cannabis në degë të ndryshme të Postës Shqiptare.
Hetimet vijojnë për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.