Dosjet e reja mbi Jeffrey Epstein tr*nditin botën e artit dhe showbiz-it

Publikimi i dosjeve të reja nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë mbi çështjen Jeffrey Epstein ka shkaktuar reagime të forta në botën e artit dhe argëtimit. Dokumentet përmbajnë email-e, fotografi dhe dëshmi që përmendin emra të njohur nga muzika, kinemaja dhe politika, duke hapur një debat të gjerë mbi lidhjet e elitave me një nga skandalet më të errëta të dekadave të fundit.

Sipas dokumenteve, në disa dëshmi përmenden figura publike, pa pasur akuza penale apo vendime gjyqësore ndaj tyre. Autoritetet amerikane kanë sqaruar se përfshirja e emrave në materiale nuk përbën provë faji, por vetëm pjesë të hetimeve dhe komunikimeve të sekuestruara.

Rasti ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik, veçanërisht pas përmendjes së disa artistëve shumë të njohur. Emra nga muzika dhe kinemaja shfaqen në komunikime apo referenca të lidhura me Epstein, duke nxitur reagime të forta në rrjetet sociale dhe media.

Në dosje përmenden edhe emra të njohur të industrisë së filmit dhe muzikës, të cilët sipas burimeve pranë tyre, nuk kanë pasur dijeni për veprimtarinë kriminale të Epstein dhe nuk kanë pasur lidhje me krimet e tij.


Emri i aktorit Leonardo DiCaprio përmendet të paktën tre herë në email-et e publikuara të Epstein. Në qershor 2009, Epstein i shkroi politikanit britanik Lord Peter Mandelson për të kërkuar mbështetje nga DiCaprio për projektet e tij. Email-e të tjera mes Epstein dhe guru-t të mjekësisë alternative Deepak Chopra përmendin rregullimin e një takimi midis DiCaprio-s dhe Woody Allen, i cili ishte pjesë e rrethit të ngushtë të Epstein. Megjithatë, informacionet nga rrethi i ngushtë i aktorit tregojnë se DiCaprio nuk e kishte takuar Epsteinin dhe nuk kishte dijeni për krimet e tij.

George Clooney përmendet gjithashtu në dosjet e Epsteinit. Në janar 2010, ndërsa Epstein dyshohet të ishte në Kopenhagen, ai shkruante: “Tani e di që Kopenhageni ka vajza interesante…” dhe Mandelson i përgjigjej: “A mund të kem një muzë njësoj si George Clooney?”

Ndër personazhet e tjerë të përfshirë janë, Mick Jagger, i cili shihet në një foto midis Epsteinit dhe ish-presidentit Bill Clinton.

Edhe për Michael Jackson, ka prova dhe foto që e përfshijnë me Epstein. Kevin Spacey, i akuzuar në 2017 për ngacmim seksual dhe i cili humbi karrierën për shkak të këtyre rasteve. Dosjet e reja mbi Epstein po shkaktojnë një tronditje të jashtëzakonshme në botën e artit dhe showbiz-it, duke përfshirë emra nga muzika dhe kinemaja që dikur konsideroheshin të pacenuar.

Rasti Epstein mbetet një simbol i abuzimit të pushtetit dhe i dështimit të institucioneve për të mbrojtur më të pambrojturit.