Domatja ,produkti me i kerkuar per eksport

Domatja ,produkti me i kerkuar per eksport

127
SHPËRNDAJE

Eksportet e produkteve bujqësore janë rritur me afro 3.1 miliardë lekë në 5 muajt  parë të vitit duke u regjistruar 24.3 miliardë lekë dhe gjithashtu kapërcim kanë njohur edhe në sasi. Por cili është produkti më i kërkuar nga tregjet ndërkombëtare?

Të dhënat zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, tregojnë se në të gjithë sasinë e eksporteve prej 167 mijë ton, domatja është produkti bujqësor më i shitur, duke zënë një peshë prej 16.45 për qind në raport me totalin.

Konkretisht vetëm në 5 muaj janë eksportuar 27.5 mijë ton domate me një vlerë prej 2.2 miliardë lekësh. Kategorinë e dytë më të shitur e përbëjnë produktet lakër, lulelakër dhe rrepa të bardhë,  të cilat zënë një peshë prej 12.47 për qind ndaj totalit të eksporteve. Për periudhën Janar-Maj 2023 janë eksportuar afro 20.9 mijë tonë,  me vlerë 1.17 miliardë lekë.

Trangujt po ashtu zënë një hapësirë të konsiderueshme në 10.55 % ndaj totalit të eksporteve. Gjatë 5 mujorit janë tregtuar në tregjet rajonale, europiane dhe më gjerë afro 17.6 mijë tonë, me një vlerë prej 1,4 miliardë lekësh.

Ndërsa zarzavatet e tjera, të freskëta apo të ftohta zënë 5.1 % të totalit të eksporteve, në rreth 8.6 mijë ton apo 1 miliardë lekë.  Vetëm sektori i bujqësisë, duke përjashtuar blegtorinë, peshkimin dhe agroindustrinë ka arritur një vlerë eksportesh në 5 mujor prej 10.6 miliardë lekësh.

SCAN

S'KA KOMENTE