Ballina Shqiperia ime Dollari amerikan pritet të bjerë me 9%” – Morgan Stanley parashikon forcimin...

Dollari amerikan pritet të bjerë me 9%” – Morgan Stanley parashikon forcimin e euros ndaj monedhës amerikane në 2026

Dollari amerikan do të bjerë në nivelet e regjistruara gjatë pandemisë Covid në mesin e vitit 2026, i goditur nga uljet e normave të interesit dhe ngadalësimi i rritjes, sipas parashikimeve nga Morgan Stanley.

Indeksi i dollarit amerikan do të bjerë rreth 9 përqind rreth kësaj kohe në vitin 2026, parashikuan strategët. Kjo do të përkeqësojë rënien e kohëve të fundit të dollarit amerikan, pasi trazirat tregtare rëndojnë mbi monedhën amerikane.

“Ne mendojmë se normat dhe tregjet e valutave kanë hyrë në trende të konsiderueshme që do të vazhdojnë, duke e çuar dollarin amerikan shumë më poshtë, pas dy vitesh tregtie të lëkundura brenda intervaleve të gjera” shpjeguan ata.

Raporti i Morgan Stanley u bashkohet shumë analistëve ekonomikë që vënë në pikëpyetje perspektivën për dollarin, ndërsa tregtarët peshojnë qasjen shkatërruese të Presidentit të SHBA-së Donald Trump.

Indeksi i dollarit amerikan ka rënë me gati 10% që nga kulmi i shkurtit, ndërsa politikat tregtare të Trump ndikojnë negativisht në asetet amerikane, duke vënë në pikëpyetje rolin kryesor të dollarit në ekonominë botërore.

Fituesit më të mëdhenj nga dobësimi i dollarit do të jenë euro, jeni dhe franga zvicerane, që konsiderohen si rivalët e monedhës amerikane për të qenë asete të sigurta globale, shkruan strategët e Morgan Stanley. Ata e shohin euron të rritet në nivelin 1.25 në vitin 2026 nga rreth 1.13 që është tani, ndërsa dollari do të vazhdojë rënien. Jeni, që aktualisht tregtohet me rreth 143 për dollar, mund të forcohet në 130, thanë analistët.

Banka tha se rendimentet e obligacioneve 10-vjeçare të thesarit do të arrijnë në 4 përqind deri në fund të vitit 2025 dhe do të pësojnë një rënie shumë më të madhe në vitin 2026, ndërsa Rezerva Federale e SHBA-së do të ofrojë ulje të normës së interesit prej 175 pikësh bazë.