Ballina Shqiperia ime Diaspora/ Mbetet pa u numeruar vetëm vota e Greqisë, mbyllet për shtetet...

Diaspora/ Mbetet pa u numeruar vetëm vota e Greqisë, mbyllet për shtetet e tjera

Ka përfunduar numërimi i votave të të gjitha shteteve, ndërsa mbetet peng vetëm Greqia. Për 53 mijë votat e emigrantëve të Greqisë pritet të vendosë sot Celibashi, të cilët janë ‘bllokuar’ për shkak të kontestimeve të PD që çdo zarf i ardhur nga shteti helen të ndahet veç.Ka përfunduar numërimi i votës së diasporës në të gjitha shtetet, por 53 mijë votat e emigrantëve të Greqisë kanë mbetur ende peng, pas kontestimeve të PD  

Me 12 qarqet që u numëruan nga diaspora nuk kemi ndryshim mandatesh. PS mbetet me 83 mandate në rang vendi, PD me aleatët me rënie drastike me 50 mandate nga 63 që kishte në vitin 2021, PSD merr 3 mandate, 2 Partia Mundësia e Agron Shehajt, dhe nga 1 mandat Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit dhe Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt. Pritet të shihet se çfarë vendimi do të marrë Celibashi mbi fatin e votës së Greqisë. 

Jo vetëm brenda vendit, por edhe në diasporë, Partia Socialiste ka marrë mbështetjen më të madhe nga diaspora me 77 901, ose 54.18% të totalit të votave të numëruara. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) renditet i dyti me 40 510vota ose 28.17%. Në vend të tretë është Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) me 11 651 vota (8.10%).Partia Mundësia ka marrë 5 358 vota (3.73%), ndërsa Lëvizja Bashkë ka siguruar 3 848 vota (2.68%). Partia Socialdemokrate (PSD) ka marrë 1,947 vota (1.35%), ndërsa Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) ka grumbulluar 1 058 vota (0.74%). Ndër partitë më të vogla, Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) ka marrë 779 vota (0.54%), Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) ka marrë 432 vota (0.30 %), Lëvizja Atdheu (LA) ka fituar 223 vota (0.16%), dhe Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) ka marrë 81 vota, që përfaqësojnë 0.06% të votave të numëruara.
Votat preferenciale për kandidatët nga diaspora ende nuk kanë nisur të numërohen, por panorama është thuajse e qartë se cilët do të jenë kandidatët e listës së hapur që futen në Kuvend, pasi nuk pritet të ketë ndryshim të madh në votat për preferenciale. 

Nga vota e diasporës, Partia Socialiste ishte e vetmja që arriti të marrë një mandat. Bëhet fjalë për mandatin në qarkun e Vlorës, që e rriti PS nga 8 mandate që kishte fituar me votën brenda vendit, në 9 mandate dhe PD-ASHM zbriti nga 4 mandate që kishte në vetëm 3. Në Tiranë, Partia Mundësia e Agron Shehajt mbrojti mandatin e dytë me disa dhjetëra vota, dhe nuk u rrëzua as nga diaspora duke e lënë PD-në këtë qark, me 13 mandate.
Partia Socialiste ka fituar bindshëm edhe me votën e diasporës, ku kryeson në 10 qarqet e vendit dhe me fitore të thellë. PD ka marrë fitore vetëm në dy qarqe, Shkodër dhe Kukës.
Sot në 09:30 mblidhet KQZ të vendosur se çfarë do të bëhet me votat e Greqisë. Procesi u fut në krizë për shkak të vendimmarrjes së kreut të KQZ-së Celibashi, për të veçuar zarfet e ardhura nga Greqia. 
Aktualisht të gjitha votat nga vendi fqinj janë të ndara veçmas, në kuti të ndryshme për të 12 qarqet. Shkak për këtë ndarje u bë një kërkesë e Partisë Demokratike që kur kutia e parë u hap, me pretendimin e manipulimeve, kërkesë që u pranua nga Kryekomisioneri Celibashi. Çdo zarf i Greqisë u kontestua dhe u veçua. Vendimi i Celibashit u rrëzua nga Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve, vendimmarrja e të cilit u dërgua në Kolegjin Zgjedhor nga Partia Demokratike.