Ballina Shqiperia ime Dhuna ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, zbulohet porositësi i ngjarjes

Dhuna ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, zbulohet porositësi i ngjarjes

Sipas hetimeve paraprake dyshohet që dhunimi i avokatit është bërë për arsye pronësie.

Bëhet fjalë për një pronë mbi 1 mijë metër katror, e cila pretendohej nga disa familje se u përkiste atyre, por familja që humbi gjyqin ka organizuar dhunën.

Nga verifikimet rezultoi porositësi është Dritan Nano dhe ka dhëndër njërin prej autorëve të ngjarjes dhe ky i fundit ka krijuar grupin.

autorët janë Romario Tabaku, Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Dorian Alia. Dy të fundit janë vëllezër dhe njëri prej tyre është shoqëruar nga policia.

Sokol Mëngjesi është futur në intubim në Spitalin e Traumës. Burime nga Trauma konfirmojnë se avokati ka pësuar dëmtime serioze në kokë.