Dh*nohet në Vlorë avokati Kujtim Cakrani

Avokati Kujtim Cakrani është dhunuar ditën e sotme në Vlorë. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, por sipas të dhënave të para është dhunuar në një pikë karburanti pas një konflikti të çastit me disa persona të tjerë. Avokati është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.