Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin I. Gj., 25 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij dhe ka tentuar të hyjë me forcë në banesën e saj.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. S., 48 vjeç, banues në Fier, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 35-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasen L. Sh., 52 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të vajzës së saj.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. S., 35 vjeç, banues në fshatin Zgjanë, pasi ka hedhur inerte në tokën e tij, për ndryshimin e destinacionit të përdorimit, pa leje nga organet kompetente.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Në Komisariatin e Policisë Fier është paraqitur shtetasi J. B., banues në Fier, i cili kallëzoi se gjatë natës i kanë vjedhur targat e automjetit të tij, që e kishte parkuar pranë banesës. Po punohet për dokumentimin e plotë të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.










