Dh*në mes shqiptareve në qendër të Athinës,26 të arrestuar (Video)

Sipas dëshmive të të arrestuarve ndaj policisë së Sigurisë së Athinës, shkaku i përplasjes fillestare ishte një vajzë. Megjithatë, ka indikacione serioze se motivi i vërtetë pas kësaj dhune lidhet me kontrollin e tregtisë së drogës.

Dy grupe të rinjsh shqiptarë u përfshinë në dy përleshje të dhunshme në qendër të Athinës, duke përdorur thika, shkopinj dhe boksa metalike. Ngjarja ndodhi në zonën e Kato Patision, ndërsa autorët u arrestuan nga Policia e Sigurisë së Athinës.

Në total, 26 persona, anëtarë të dy grupeve të veçanta që vepronin me disiplinë ushtarake, zgjidhën konfliktet mes tyre në rrugë. Tre prej tyre përfunduan rëndë të plagosur në spital, pasi u goditën me thikë në kraharor, pranë zemrës.

Në videon e publikuara ne media shihet përplasja e parë, e ndodhur më 21 dhjetor 2025. Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë një grup personash që sulmon me egërsi dy burra, duke përdorur thika, pa u shqetësuar aspak nga dhjetëra kalimtarë që shikonin të tmerruar skenën.

Disa ditë më vonë, u regjistrua një tjetër përplasje mes dy grupeve në rrugët e Kato Patision.

Motivi dhe gjetjet e hetimeve

Sipas dëshmive të të arrestuarve ndaj policisë, shkaku i përplasjes së parë ishte një vajzë. Megjithatë, hetimet kanë zbuluar indikacione serioze se motivi i vërtetë ishte kontrolli i tregtisë së drogës.

Gjatë kontrolleve në banesat e të dyshuarve, policia sekuestroi:

  • 97 gramë kanabis të papërpunuar
  • 52 gramë kokainë
  • 51 gramë metamfetaminë
  • 6 thika
  • Një peshore elektronike precisioni