Një moment i veçantë është regjistruar sot në mbledhjen e një prej komisioneve parlamentare, ku deputetja e Partisë Socialiste, Ilva Gjuzi, mori pjesë duke mbajtur në krahë foshnjën e saj.
Prania e saj u prit me vëmendje nga kolegët, duke sjellë një skenë të pazakontë në jetën parlamentare, por edhe një mesazh për bashkërendimin e rolit të nënës me angazhimin politik.