Ballina Shqiperia ime Deputetja Brunilda Mersini do të jetë kandidatja e PS për bashkinë e...

Deputetja Brunilda Mersini do të jetë kandidatja e PS për bashkinë e Vlorës

Deputetja aktuale e qarkut të Vlorës, Brunilda Mersini do të jetë kandidatja e PS për bashkinë e Vlorës në zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit.

Drejtuesi politik i qarkut të Vlorës, Blendi Çuçi tha se kryesia e PS vendosi kandidaturën e Mersinit, nisur nga eksperienca e saj e gjatë në politikë, si një drejtuese prej vitesh në bashkinë e Vlorës.