Deputetët e PD-së kallëzim penal në SPAK për deputetin socialist Vullnet Sinaj

Deputetët e PD-së kallëzim penal në SPAK për deputetin socialist Vullnet Sinaj

77
SHPËRNDAJE

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka bërë një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme Anti-korrupsion për deputetin socialist Vullnet Sinaj. Dy ditë më parë në seancën plenare në Parlament, ky deputet pati një përplasje fizike me demokratin Bledion Nallbati.

Teksa Sinaj po fliste nga vendi i tij, deputetët e opozitës po protestonin në Kuvend dhe i kërkonin Sinajt të ndërpriste fjalën. Në këtë moment i shkoi pranë Nallbati i cili i fikur mikrofonin. Më pas dy deputetët u shtynë teksa Nallbati tentoi t’i gjuante në grusht atij.

Ndërkohë ditën e djeshme grupi parlamentar socialist dorëzoi një kallëzim në SPAK për Nallbati për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”. Për të njëjtën vepër penale edhe deputetët demokrat kallëzojnë Vullnet Sinajn.

S'KA KOMENTE