Denoncimi i Agron Kapllanaj Mallakaster: Persona të armatosur po përpiqen të ushtrojnë...

Denoncimi i Agron Kapllanaj Mallakaster: Persona të armatosur po përpiqen të ushtrojnë presion ndaj qytetarëve

348
SHPËRNDAJE

Kandidati i Partisë Demokratike në Mallkastër, Agron Kapllanaj ka bërë një denoncim duke thënë se qyteti është mbushur me persona të panjohur e të armatosur, të cilët janë përpjekur të ushtrojnë presion ndaj qytetarëve.

Pak minuta më parë në një postim në rrjetet sociale, ai me emra denoncon se ementë të mazhoranca si Aranit Dautaj, apo djali i administratorit të Njësisë Administrative Fratar, gjatë gjithë kohës provokojnë mbështetësit dhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike, duke provokuar incidente.

Kapllanaj i bën thirrje policisë së shtetit të ruajë pavarësinë dhe të veprojë me profesionalizëm për të garantuar një proces zgjedhor të qetë.

Postimi i plotë:

Zbarkimi i te gjithë drejtorëve, terrori dhe presioni që po synohet nga ata që po ndiejnë humbjen, nuk i tremb mallakastriotët. Gjatë gjithë ditës, qyteti është mbushur me persona të panjohur e të armatosur, të cilët janë përpjekur të ushtrojnë presion ndaj qytetarëve.

Elementë të keqpërdorur nga mazhoranca si Aranit Dautaj, apo djali i administratorit të Njësisë Administrative Fratar, gjatë gjithë kohës provokojnë mbështetësit dhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike, duke provokuar incidente.

Ne jemi të vendosur për një proces zgjedhor me standarde. Do të referojmë në polici dhe organet e drejtësisë çdo incident, çdo tentativë presioni apo intimidimi. Do të referojmë çdo individ me  emër e mbiemër, që me urdhër poltik sillet nëpër qytet me armë në brez, për të shantazhuar apo provokuar situata.

I bëj thirrje policisë së shtetit të ruajë pavarësinë dhe të veprojë me profesionalizëm për të garantuar një proces zgjedhor të qetë.

Humbja i ka verbuar dhe turbulluar. Ata duhet ta dinë se mallakastriotët as nuk tremben, as nuk blihen, e as nuk shitën.

S'KA KOMENTE