Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka ekzekutuar një vendim të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj një shtetasi të dënuar për korrupsion.
Bëhet fjalë për E. N., 38 vjeç, banues në Fier, për të cilin gjykata ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke e dënuar me burgim për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Si rezultat i këtij vendimi, 38-vjeçari do të vuajë edhe 1 vit, 8 muaj e 10 ditë burgim.










