Reagimi i plotë:
“Vrenoz do jesh te Hene ne protesten e PD-se ?
Sinqerisht eshte hera e pare ne gjithe keto vite dhe e ndjej që po te vete ne Proteste neser do me duket vetja ime ta them shqip, si K.. ?
Pse si K.., do thuash ti mik, sepse kur shkon ne nje proteste te shtyn diçka, mua neser eshte hera e pare qe nuk me shtyn asgje te shkoj , sepse une jam nga ata qe dua te rrezoj Ramen jo ti bej serenatë me fyshekzjarre…. boll u lodha..
Me vjen shume keq per kete situate ,por pa bere analize te humbjeve pa vene pikat mbi i, vazhdo me te njetin ekip ndonese ke 6 apo 7 here qe humb , Rames vetem nder i behet keshtu si veprojme ne… une mendoj qe po veprojme shume gabim , opozite qe nuk ngjall shprese jemi, qe populli me 1000 skandale te Rames dhe prape nuk ja ndjen te ngrihet …. bëni analizen e humbjeve , humbesit te mbajne pergjegjesi, hapni partine te hyje gjak i ri …. pastaj bëni greve urie ne Parlament kerkoni zgjedhje te parakohshme e qeveri teknike pa Ramen, ju thate nuk do e njohim 11 Majin eshte farse, tani po qe fillonin protestat, por ju hyte ne Parlament domethene e pranuat 11 Majin duket pa lidhje dhe filluat po merrni rrogat dhe privilegjet e tjera qe i takon deputetit… proteste “serenate” boll më… nuk kane pik vlere per ne qe duam te heqim Edi Ramen…
Me dhemb shpirti qe nuk do jem neser ne proteste per shpirt te nenes por nuk dua te me duket vetja Kar , ose viktime e paster ose militant i semure jo jo boll më… dua te heq Edi Ramen jo ti bej serenate Rames poshte penxheres me fishekzjarre e me gurë”.

Partia Demokratike ka paralajmëruar një protestë, ditën e nesërme, ora 18:00, përpara Kryeministrisë.
Siç ka njoftuar kryedemokrati Berisha, këto protesta do jenë të përjavshme duke nisur kështu aksionin e opozitës.
Kjo do jetë protesta e parë e PD pas zgjedhjeve të 11 majit.











