Ballina Shqiperia ime Delvina sot ne mengjes pas një nate mes flakëve…

Delvina sot ne mengjes pas një nate mes flakëve…

Pas një nate të mbushur me ankth dhe përpjekje të pandërprera për shuarjen e zjarreve, situata në Delvinë mbetet ende kritike. Edhe pse pjesa më e madhe e flakëve është vënë nën kontroll, në zonat malore përreth qytetit, veçanërisht pranë fshatrave të afërt, vijojnë të digjen vatra të izoluara.

Mëngjesi ka zbuluar gjurmët e rënda të zjarrit, me hektarë të tërë pyje dhe toka të djegura, shtëpi të dëmtuara dhe tym që ende mbulon horizontin. Autoritetet dhe banorët janë në gatishmëri të lartë për të shmangur një rikthim të flakëve.