Ballina Shqiperia ime Debate të forta në Kryesinë e PD, përplasje Salianji- Noka-“Jep doreheqjen Flamur”

Debate të forta në Kryesinë e PD, përplasje Salianji- Noka-“Jep doreheqjen Flamur”

Screenshot

Tensione dhe debate të ashpra janë shënuar në mbledhjen me dyer të mbylluara të Kryesisë së Partisë Demokratike. Burime bëjnë me dije se deputeti Ervin Salianji i është drejtuar Flamur Nokës me thirrjen: “Jep dorëheqjen, Flamur!”, duke ndezur një përplasje të fortë mes tyre.

Sipas burimeve, debati ka qenë me tone të larta dhe me akuza të ndërsjella, duke reflektuar përçarjet dhe pakënaqësitë e akumuluara brenda strukturave drejtuese të PD. Mbledhja ka vijuar në një klimë të tensionuar, ndërsa deri tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga drejtuesit e partisë lidhur me përmbajtjen e diskutimeve.