Ballina Shqiperia ime Dash Sula: Kam marrë oferta për t’u bërë pjesë e institucioneve të...

Dash Sula: Kam marrë oferta për t’u bërë pjesë e institucioneve të shtetit

Ish-deputeti i PD, Dashnor Sula theksoi se në çdo post shtetëror që mund të marrë do të punojë vetëm për qytetarët shqiptarë dhe nuk do të mbajë as një anë partiake.

“Unë nuk kam frikë të përballem, sepse lirinë time integritetin nuk e deformojnë. Dhe hapësira ekziston nëse je korrekt dhe nëse ke integritet për të përmbushur detyrat. Dhe detyra nuk është ndaj PS dhe jo ndaj Ramës, por ndaj qytetarëve shqiptarë. Dhe unë në çdo pozicion që të jep do ta përmbush në respekt të qytetarëve shqiptarë.”, tha Sula.

Sula tha se ka marrë disa oferta nga kryeministri Edi Rama për të bërë pjesë e institucioneve të shtetit shqiptar.

Ai shton se ky veprim e bën Ramën më të përparuar se kundërshtari i tij politik.

“Kam marrë disa oferta për të kontribuuar në shtetin shqiptar. Unë kam vendosur që me ofertat që më bën kundërshtari im politik, Edi Rama, tregon që ka mentalitet më të përparuar dhe jo primitiv, ne kemi mbajtur gjallë PD dhe na përzuri nga shtëpia, ndërsa kundërshtari politik të fton për t’u bërë pjesë e institucioneve të shtetit shqiptar.”, tha Sula.

B/W