Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?!

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?!

3864
SHPËRNDAJE

Dollari amerikan pas një rritje graduale përgjatë kësaj jave ka pësuar një zbritje të lehtë të kuotës teksa është blerë sot me 107.6 lekë dhe është shitur me 108.6 lekë në raport me një ditë më parë.

Monedha europiane shfaqet e qëndrueshme këtë mëngjes teksa blihet sot me 115.9 lekë dhe shitet me 116.4 lekë krahasuar me ditën e djeshme sipas kursit të këmbimit lokal.

Franga zvicerane  është blerë këtë të mërkurë me 116.5 lekë dhe është shitur e 117.4 lekë krahasuar me dje duke pasur kështu një ngritje të kuotës.

Referuar tregut të brendshëm valutor edhe Paundi britanik ka regjistruar rritje të vlerës në raport me ditën e martë duke u blerë sot me 129.7 lekë dhe duke u shitur me 131 lekë.

S'KA KOMENTE