Brenda 4 javësh INSTAT synon të regjistrojëtokën bujqësore që mbillet, fermatbujqësore e deri tek tufat e bagëtive.
Ky regjistrim i bujqësisë dhe blegtorisë ështështyrë disa herë që prej vitit 2022 për arsye tëndryshme.
Për të numëruar çdo metër tokë që mbillet, çfarëkultivohet, sipërfaqja e fermave bujqësore, makineritë që përdoren e deri tek të punësuaritnë këtë sektor, por edhe për regjistrimin e çdokrerë bagëtie, ferme blegtorale apo çdo koshereblete, do të shpenzohen 8.9 milionë euro në2026-ën.
Vitin e ardhshëm pritet të realizohet ‘Censi iBujqësisë’, 14 vjet pasi është bërë ‘fotografimi’ ifundit i këtij sektori në Shqipëri.
“Censi i bujqësisë përfshin të gjitha njësitëekonomike, që kanë në përdorim tokë bujqësoreapo që kryejnë aktivitet bujqësor ose blegtoral, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Njësitë ekonomike bujqësore, objekt i censit, tregtojnë plotësisht apo pjesërisht produktet e tyre, ose mbulojnë vetëm nevojat e tyrefamiljare”, thuhet në nenin 3 të projektligjit qëështë hedhur në konsultim publik.
Në relacionin e projektligjit thuhet se përmes këtijcensi do të sigurohet një informacion ihollësishëm për njësitë ekonomike bujqësore dheblegtorale, do të ofrohen të dhëna të sigurta qëmë pas do të diktojnë edhe vendimmarrjet e politikat për këtë sektor si dhe do të krijohetregjistri statistikor i njësive ekonomike bujqësore.
Censi i bujqësisë do të zgjasë 4 javë, kunumëruesit do të shkojnë në çdo cep tëShqipërisë.
Në projektligj është saktësuar se gjatë kësajperiudhe është e ndaluar për të gjithë individëtdhe organizatat, të mbledhin të dhëna nga njësitëekonomike bujqësore.
Për ata që refuzojnë të japin informacion përpunonjësit e INSTAT që do të angazhohen në këtëproces, do të ketë gjoba nga 30 mijë lekë deri në100 mijë lekë.
Brenda 12 viteve sipërfaqja e tokës së mbjellëështë tkurrur me 18.7 mijë hektarë, pasi në fund të 2024-ës totali i tokës bujqësore së mbjellësipas INSTAT ishte 677 mijë hektarë.
Po kështu edhe blegtoria, tufat e bagëtive janërrudhur me 960 mijë krerë në total. Nëse në 2012 në Shqipëri numëroheshin më shumë se 2.9 milionë krerë lopë, dele e dhi, në fund të vitit2024 në total ishin 2 milionë krerë.
Ndërsa biznesi i ‘ëmbël’ i mjaltit është shtuar, nga239 mijë koshere në vitin 2012, në 587 mijëkoshere vjet.
Censi i bujqësisë ishte parashikuar për t’uzhvilluar në vitin 2022, por ky proces u shty përnë 2024-ën, por as ky objektiv nuk u arrit.
Afati i ri tashmë është 2026, nëse projektligjiarrin të miratohet këtë vit