BSH “injektoi” 100 Mln euro në treg – “Mungesa e parave në...

BSH “injektoi” 100 Mln euro në treg – “Mungesa e parave në nivelet maksimale dhe mbi limitin e tolerances”

88
SHPËRNDAJE

Vjeshta e këtij viti ka shënuar mungesë të theksuar likiditeti në treg, duke detyruar Bankën e Shqipërisë të rrisë injektimet e parave në nivele rekord. Është vetë ky institucion që në raportin për ndërhyrjet në tregun e parasë thotë se mungesa e likuiditetit në treg për tremujorin e tretë të vitit ka rezultuar në nivelet maksimale dhe mbi limitin e sipërm të tolerancës së Bankës së Shqipërisë.

Më tej, Banka raporton se injektimi mesatar ditor nëpërmjet operacioneve injektuese të likuiditetit me maturim 1-13 javë është rritur në 54.20 miliardë lekë, kundrejt 44.65 miliardë lekë mesatarisht në gjashtë muajt e parë të vitit 2023. Kjo do të thotë se injeksionet janë shtuar me rreth 10 miliardë lekë, apo afërsisht 100 milionë euro gjatë tremujorit të tretë të këtij viti. Mungesa ka qenë e qëndrueshme në nivele të larta mbi 45 miliardë lekë, duke shënuar vlerën 56.30 miliardë lekë në fillim të periudhës dhe 61.20 miliardë lekë në fund të saj.

Faktori kryesor i stabilizimit të mungesës në nivele të larta dhe më pak në rritjen e tij ka qenë akumulimi i likuiditetit në llogarinë e qeverisë në muajt e mëparshëm, ndërkohë që në pjesën e parë të periudhës, Ministria e Financave ka ndikuar në uljen e mungesës, ndërsa në pjesën e dytë në rritjen e saj. Gjatë periudhës, gjendja në llogarinë e qeverisë ka rënë me 1.1 miliardë lekë, por janë paguar në Bankën e Shqipërisë marrëveshje SWAP për 4.47 miliardë lekë në 18 shtator.

Duke synuar uljen e mungesës nëpërmjet arritjes së mesit të bandës së synuar për madhësinë e portofolit, Banka e Shqipërisë ka vijuar të organizojë ankande të blerjes së letrave me vlerë, por pjesëmarrja e bankave ka qenë e ulët për shkak të trendit rënës së yieldeve në ankandet e tregut primar dhe riklasifikimin e letrave me vlerë në “hold to maturity” gjatë vitit 2022 prej bankave tregtare.

SCAN

S'KA KOMENTE