Bordi i Transparencës ka vendosur sërish rritjen e çmimeve të karburanteve. Nga 28 marsi 2026, në orën 22:30, çmimi i naftës rritet nga 203 lekë në 218 lekë për litër, ndërsa benzina nga 175 lekë shkon në 181 lekë për litër.
Çmimi me shumicë i gazoilit nuk do të kalojë 206 lekë/litër, ndërsa ai i benzinës 169 lekë/litër. Autoritetet paralajmërojnë operatorët për respektimin e këtyre çmimeve, duke paralajmëruar pezullimin e aktivitetit në rast shkeljesh.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë theksojnë se do të vazhdojnë të mbrojnë interesat e konsumatorëve dhe të garantojnë konkurrencën e ndershme në treg.










