Ballina Bota Bombarduesit amerikanë B-2 goditën objektivat nukleare iraniane

Bombarduesit amerikanë B-2 goditën objektivat nukleare iraniane

U tha që do të vendoset brenda dy javëve, por duket se Presidenti i SHBA, Donald Trump, nuk ka pritur as 48 orë për të sulmuar Iranin pas deklaratës së fundit.

Ishte vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë që deklaroi në rrjetet sociale se avionët amerikanë janë futur në Iran dhe kanë bombarduar objektiva nuklearë.Bombarduesit amerikanë B2 u përdorën në operacionin e fundit për të synuar tre vendet bërthamore iraniane, të cilave presidenti Donald Trump iu referua në postimin e tij në Truth Social pak pasi përfundoi misioni.

“Do të mbaj një fjalim drejtuar kombit në Shtëpinë e Bardhë, në lidhje me operacionin tonë ushtarak shumë të suksesshëm në Iran. Ky është një MOMENT HISTORIK PËR SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS, IZRAELIN DHE BOTËN. IRANI TANI DUHET TË BIEN DAKORD PËR T’I DHËNË FUND KËSAJ LUFTE. FALEMINDERIT!” shkroi Trump në një postim në Truth Social.

Presidenti kishte njoftuar më parë se Shtetet e Bashkuara kanë përfunduar një “sulm shumë të suksesshëm” ndaj centraleve bërthamore në Iran, duke përfshirë Fordoë, Natanz dhe Isfahan.

Trump gjithashtu ripostoi një postim në rrjetet sociale ku shkruhej “FORDOW IKU”.