Bllokohet aksi Librazhd–Prrenjas, ARRSH publikon akset alternative për qarkullimin e mjeteve

Njoftim:

Si pasojë e situatës së rënduar të trafikut dhe bllokimit të aksit nacional Librazhd–Prrenjas, në vendin e quajtur “Arrat e Gurrës”, Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton drejtuesit e mjeteve se duhet të përdorin akset alternative të qarkullimit.

Për autoveturat sugjerohen këto akse:

Maliq – Lozhan – Strelc – Gramsh – Elbasan

Qafthanë – Pogradec – Korçë – Leskovik – Përmet – Tepelenë

Për mjetet e tonazhit të rëndë sugjerohet aksi:

Pika doganore Qafë Thanë – Maqedoni – Pika doganore e Bllatës – Rruga e Arbërit

Drejtuesit e mjeteve dhe banorët e zonës luten të tregojnë mirëkuptim dhe të ndjekin me kujdes sinjalistikën rrugore si edhe udhëzimet e Policisë Rrugore.