Ballina Shqiperia ime Bllokohen 63 ton produkte pa faturë, synohet treg i sigurt dhe formal...

Bllokohen 63 ton produkte pa faturë, synohet treg i sigurt dhe formal për fermerët”

Aksioni kombëtar për formalizimin e sektorit bujqësor dhe forcimin e sigurisë ushqimore po zbatohet me intensitet në qarqet Tiranë, Durrës, Fier, Lezhë dhe Korçë.

Nga 151 kontrolle të kryera nga strukturat shtetërore, janë bllokuar 63 ton produkte bujqësore e blegtorale pa faturë, si pjesë e një përpjekjeje të përbashkët mes Ministrisë së Financës dhe asaj të Bujqësisë.

Qëllimi i këtij aksioni është:

  • Formalizimi i zinxhirit të prodhimit bujqësor
  • Faturimi tatimor dhe përdorimi i NIPT-it
  • Gjurmueshmëria e produkteve nga ferma deri tek konsumatori
  • Rritja e sigurisë ushqimore dhe transparencës në treg

Autoritetet u bëjnë thirrje fermerëve dhe tregtarëve të zbatojnë ligjin duke lëshuar fatura fiskale në çdo hallkë të zinxhirit, për të garantuar produkte të sigurta dhe një ekonomi të drejtë.