Kreu i PD, Sali Berisha, i ka bërë thirrje Urdhri të Mjekut që të t’ia heqë diplomën e mjekut Presidentit të Republikës Bajram Begajt. Ai tha se Urdhri i Mjekut duhet të tregojë integritet, pasi Begaj ka turpëruar postin e Presidentit.
“Bajrami peng i aferave korruptive. Është një skllav në duart e Ramës dhe xhepave të tij. Shkon firmos merr para në borderonë private. I bëj thirrje urdhërit të mjekut t’ia heqë menjëherë diplomën. Sepse turpërim më të madh se ky nuk ka.
Kjo është vetëm kur je në Shpellën e Ramës në klanet.
Të paktën urdhri i mjekut duhet të tregojë integritet dhe ta përjashtojë si të padenjë për këtë akt që ka kryer. Unë e ftoj pra të reflektojë në qoftë se i ka ngelur qoftë edhe një kuant i integritet njerëzor të largohet nga ajo detyrë, sepse ka turpëruar në mënyrë skandaloze.”, tha Berisha.