Ballina Shqiperia ime Berisha reagon pas prezantimit të qeverisë: “Rama promovon teorinë e pushtetit të...

Berisha reagon pas prezantimit të qeverisë: “Rama promovon teorinë e pushtetit të vazhdueshëm”

Pak pas prezantimit të kabinetit të ri qeveritar nga kryeministri Edi Rama, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë me një reagim të fortë publik. Ai e akuzoi Ramën se po përpiqet të mbështesë një “teori të pushtetit permanent”, duke përdorur opozitën si një element dekorativ për të legjitimuar qëndrimin e tij në pushtet deri në vitin 2050.

“Edi Rama nxori sot teorinë e pushtetit të vazhdueshëm, të pushtetit permanent, praninë tonë e shfrytëzon si stoli,” u shpreh Berisha, duke iu drejtuar deputetëve dhe demokratëve.

Lideri i opozitës e cilësoi hyrjen e PD-së në parlament si një vendim “jo të lavdishëm”, duke theksuar se shumë anëtarë dhe mbështetës të partisë kanë shfaqur pakënaqësi për këtë hap. Ai kërkoi hapje më të gjerë ndaj demokratëve dhe anëtarësisë së partisë.

Në vijim të fjalës së tij, Berisha sulmoi ashpër përbërjen e Kuvendit, të cilin e quajti “narko-parlament”, duke akuzuar se aty janë përfaqësuar grupe kriminale dhe individë të lidhur me korrupsionin dhe skandalet kriminale