Ballina Shqiperia ime Berisha paraqitet në SPAK në zbatim të masës së sigurisë

Berisha paraqitet në SPAK në zbatim të masës së sigurisë

Kryedemokrati Sali Berisha zbaton masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, e dhënë nga Apeli i GJKKO-së.Masa për Berishën, detyrim paraqitje, u caktua nga gjyqtari i Apelit të Posaçëm Engert Pëllumbi në 5 janar të këtij viti.

Ai rrëzoi pjesërisht vendimin e shkallës së parë të 27 nëntorit 2024 kur Berisha doli nga arresti i shtëpisë pas më shumë se 330 ditësh, vendim që u mor po nga Flojera Davidhi.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së ka njoftuar strukturat dhe mbështetësit për të qenë para ambienteve të SPAK.Pasi la ambientet e SPAK i, i rrethuar nga mbështetësit e tij, Berisha deklaroi për mediat: “Kjo zyrë e shtetit do të shpallet seksion i kartelit Troplini”.

PO ashtu, Berisha lexoi mesazhin që la në SPAK, ku theksoi se Altin Dumani do quhet Altin Troplini, duke shtuar se kjo zyrë shteti është seksion i kartelit më të rrezikshëm në Europë.Të dashur qytetarë dhe qytetare, kjo zyrë shteti që paguhet me rrogat më të larta në gadishullin e Ballkanit, paguhet me 7 mijë euro personin nga prokurorët për meritën e veçantë se komunikojnë dhe bëjnë pazare me kriminelët, do të shpallet seksion i kartelit Troplini.

Do të shpallet seksion i kartelit më të fuqishëm të drogës në Europë, karteli i vetëm që administron portin kryesor të vendit, portin e Durrësit. Ndaj dhe në shënimin që i lashë Altin Troplinit, e informova se sot e tutje nga Dumani, do ta quajmë Altin Troplini.

Kjo për arsye të forta ligjore sepse ky bashkëpunëtor i kartelit më të rrezikshëm, më të fuqishëm të Europës, mbajti në zyrën e tij 22 ditë vendimin e gjykatës për arrestin e Xhevdet Troplinit, Elvis Doçit apo Pojës, sepse Poja quhet në fakt ky kartel droge.

Dhe jo vetëm e mbajti 22 ditë, por e çoi për ekzekutim pasi Xhevdeti dhe Elvisi kishin mbërritur në destinacionet që kishin zgjedhur dhe të lirë sot, duke kontrolluar nga vendndodhjet e tyre përsëri në çdo metër katror portin e Durrësit dhe trarikun e kokainës.

Ndaj dhe unë i lashë këtë shënim: Me mbajtjen për 22 ditë të fletëarrestit të gjykatës për bosët e kartelit më të madh në Europë të drogës, kartelit Troplini, Altin Dumani do regjistrohet si bashkëpunëtor kryesor i këtij karteli dhe do ndryshojë mbiemrin e tij nga Dumani në Altin Troplini”, u shpreh Berisha.