Ballina Shqiperia ime Berisha : LaCivita e bëri “magjinë” për fitoren në 11 Maj!

Berisha : LaCivita e bëri “magjinë” për fitoren në 11 Maj!

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka dalë në një konferencë për gazetarët, ku u shoreh se do të jetë e fundit si kryetar i opoiztës, pasi pas 11 Majit, PD do të jetë në maxhorancë.

“Do të jetë konferenca ime e fundit si kryetar opozite, pasi pas datës 12 Maj kjo opozitë do të bëhet maxhorancë e Shqipërisë.

E ka ndjerë çdo shqiptar, është ndjesia më reale, por në mënyrën më të frikshme e ka ndjerë Rama”, tha Berisha.

Lideri demokrat ka komentuar drejtuesin politik amerikan të fushatës së tij, Chris LaCivita, duke u shprehur se ai është faktor madhor, i fitores më 11 Maj.

“Chris LaCivita e cilësuat si magjistar që e bëri njëherë magjinë në SHBA kur u zgjodh Donald Trump, a e ka bërë magjinë edhe në Shqipëri?”, u pyet nga gazetarët.

“Nga ajo që kam parë, padiskutim. Ai (Chris LaCivita) është faktor madhor i kësaj fushate fantastike dhe i fitores së 11 majit, nuk ka diskutim”, – tha Sali Berisha.