Belinda Balluku takim në Fier, fokus te organizimi dhe zgjerimi i PS në terren

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun Fier, Belinda Balluku, zhvilloi një takim në qytetin e Fierit së bashku me deputetët dhe drejtuesit vendorë të kësaj force politike.

Gjatë këtij takimi, Balluku vuri theksin te forcimi i strukturave organizative dhe zgjerimi i pranisë së Partisë Socialiste në terren, duke ftuar qytetarët të bëhen pjesë e këtij angazhimi politik. Ajo nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit me komunitetin dhe dëgjimin e problematikave të tyre si pjesë e punës së përditshme.

Në fokus ishte edhe përgatitja për sfidat e ardhshme elektorale, ku sipas saj, mbështetja e qytetarëve mbetet elementi kyç për vijimin e projekteve dhe përmbushjen e objektivave në shërbim të komunitetit.