Ballina Shqiperia ime Belinda Balluku, prezantoi sot zyrtarisht drejtuesin e ri të Postës Shqiptare

Belinda Balluku, prezantoi sot zyrtarisht drejtuesin e ri të Postës Shqiptare

Screenshot

Zv. Kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, prezantoi sot zyrtarisht drejtuesin e ri para stafit të Postës Shqiptare, duke theksuar se ky ndryshim shënon një fazë të re në zhvillimin e institucionit.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, është emëruar në krye të Postës Shqiptare. Xhafaj do të jetë Administrator i Përgjithshëm i Postës Shqiptare. Vendimi është firmosur nga ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dhe mban datën 27 tetor 2025.