Ballina Shqiperia ime Belinda Balluku për Ogerta Manastirliun: “Jam krenare për ty, do ta fitosh...

Belinda Balluku për Ogerta Manastirliun: “Jam krenare për ty, do ta fitosh këtë betejë për Tiranën”

Zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila prej javësh është shpallur zyrtarisht si drejtuesja e fushatës së PS për kryeqytetin, ka dhënë një tjetër sinjal të fortë mbështetjeje për Ogerta Manastirliun.

Në një postim emocional, Balluku kujton miqësinë dhe bashkëpunimin shumëvjeçar me Manastirliun, duke e cilësuar kandidimin e saj si një hap të guximshëm. “E njoh mirë, e di sa shumë punon, sa shumë i do njerëzit dhe sa sinqerisht kujdeset për çdo gjë që merr përsipër. Jam krenare për ty dhe nuk ka nevojë të ta them që na ke të gjithëve në krah”, shkruan Balluku.

Ky mesazh vjen në një moment kur fushata për Tiranën pritet të marrë intensitet të lartë, duke e bërë të qartë se krahas rolit organizativ, Balluku po i jep kandidaturës së Manastirliut edhe dimensionin personal dhe politik të mbështetjes së saj.