Pas një seance maratonë që zgjati mbi 10 orë, Gjykata Kushtetuese nuk arriti të marrë një vendim mbi ankimimin e kryeministrit Edi Rama lidhur me pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukut. Tetë gjyqtarët e pranishëm votuan në mënyrë të barabartë, duke mbyllur procesin me rezultatin 4 me 4.
Për shkak të mungesës së shumicës së nevojshme, kërkesa e qeverisë për të shpallur pezullimin e Ballukut si antikushtetues u rrëzua, pasi barazia e votave pengoi arritjen e kuorumit të domosdoshëm për vendimmarrje.
Si pasojë, pezullimi i Ballukut mbetet në fuqi, ndërsa ankimimi i kryeministrit Rama konsiderohet i papranuar. Ky rezultat konfirmon se drejtësia funksionon sipas rregullave ligjore, edhe kur procesi përballet me debate dhe presione politike.








