Ballina Shqiperia ime Balluku:Rritet me 20% konsumi i energjise, OSHEE furnizim të pandërprerë

Balluku:Rritet me 20% konsumi i energjise, OSHEE furnizim të pandërprerë

Kërkesa për energji elektrike në gjashtë ditët e para të muajit korrik është rritur me 20%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Kjo kërkesë në rritje vjen si pasojë e motit të nxehtë, por edhe shtimit të njësive hoteliere, sipas ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

“Duke e krahasuar korrikun e vitit 2025 me korrikun e vitit 2024 vetëm për javën e parë, kemi 20% rritje të kërkesës. E thënë ndryshe në shifra, në 6 ditët e para të vitit 2024, mesatarisht shkonin në 18.6 milionë kWh kërkesë, ndërsa në 6 ditët e para të vitit 2025, kemi pasur një kërkesë prej 22.4 milionë kWh. E gjitha kjo padyshim reflekton ditët e nxehta, por edhe kërkesën nga njësitë e reja të hotelerisë apo banesave që kanë filluar të jenë të përdorshme”.

Balluku shtoi se pavarësisht kësaj, OSHEE po garanton furnizim të pandërprerë me energji elektrike për çdo abonent, ndërkohë skuadrat e terrenit janë në gatishmëri për riparimin e çdo avarie.

Puna që po bëhet në terren nga grupet e OSSH-së, është një punë që e konsiderojmë shumë të mirë. Shkëputjet kanë qenë minimale dhe avaritë që kanë ardhur si pasojë e kërkesës së rritur, janë sistemuar në kohë rekord. 1600 punonjës të OSHEE ndodhen në terren për të siguruar një shërbim sa më të mirë”, tha Balluku.

https://www.facebook.com/share/v/16z5HFi8oh/?mibextid=wwXIfr