Zv.kryeministrja dhe njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e kaloi pasditen e së premtes në qark, ku zhvilloi një takim miqësor me mësuesit e Lushnjes.
Në një atmosferë të ngrohtë, gjatë një kafeje të përbashkët, Balluku dëgjoi sugjerimet, idetë dhe kërkesat e tyre, duke vlerësuar rolin e pazëvendësueshëm të arsimtarëve në përgatitjen e brezave të rinj.
“Është gjithmonë kënaqësi të jesh mes atyre që çdo ditë me pasion e shumë durim, mbjellin dije dhe përgatisin brezat e ardhshëm”, u shpreh ajo.